Top Channel/ “Të sjellim një regjim tjetër”, protestuesit brohorasin: “Rama burg, Berisha burg”
20/06/2026 19:07
Dita e 21-të e protestës kundër qeverisë është shoqëruar me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora. Qindra emigrantë kanë mbërritur në Tiranë me automjetet e tyre, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit dhe duke iu bashkuar tubimit.