Top Channel/ Të shtënat me armë në Finlandë ku u plagos edhe nxënësja shqiptare, zbulohet motivi
03/04/2024 21:39

Një djalë 12-vjeçar – i cili e qëlloi me armë për vdekje një nxënës moshatar të klasës së gjashtë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, përfshirë një vajzë nga Kosova në një shkollë fillore në Finlandë – ishte cak i bullizmit dhe kjo është çfarë e nxiti atë ta kryejë sulmin, tha Policia finlandeze të mërkurën. Policia tha se ai e mori me vete revolen e një të afërmi në shkollën fillore “Viertola” në afërsi të Helsinkit dhe i qëlloi tre nxënës 12-vjeçar dhe i kërcënoi disa të tjerë. Ai ishte transferuar në këtë shkollë në fillim të vitit 2024, thanë hetuesit. Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës konfirmoi se një vajzë shqiptare nga Kosova është njëra nga të plagosurit në sulmin në shkollën “Viertola” në Finlandë. Ajo nuk dha hollësi të tjera, por tha se se Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës. Ajo dhe nxënësi tjetër po shërohen në spital dhe policia tha se lëndimet e tyre janë të rënda. Finlanda mbajti ditë zie kombëtare të mërkurën për nder të fëmijës së vrarë në këtë sulm. “Sot zbuluam se pas kësaj tragjedie qëndron bullizmi”, tha udhëheqësi i hetimit, detektivi Marko Sarkka për Reuters. Ai nuk dha hollësi të tjera, apo nëse sulmuesi kishte ndonjë nxënës të caktuar në shënjestër. Shkalla e bullizmit në shkolla në Finlandë është rritur, me 8.6 për qind të nxënësve të moshës rreth 12-vjeçare thonë tani se kanë qenë cak të bullizmit së paku një herë në javë. Kjo është një rritje prej mbi një për qind nga viti 2019, kur shkalla ishte 7.2 për qind, sipas një studimi të vitit 2023 nga instituti i shëndetit publik, THL. Shkolla ku ndodhi sulmi i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale. Finlanda është përballur me incidente të tilla edhe në të kaluarën. Më 2007, Pekka-Eric Auvinen pati vrarë shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit. Një vit më vonë, më 2008, Matti Saari, një tjetër student, pati shtënë me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës. Ai i ka vrarë nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten. Finlanda e ka ashpërsuar ligjin për armëmbajtjen më 2010. Ajo e ka ndryshuar edhe moshën e lejuar për armëmbajtje, nga 18 në 20 vjeç. REL Pamjet: AFP

Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30