Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë një shkolle të mesme në perëndim të Turqisë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Turgutlu, pranë qytetit të Izmirit. Sipas zyrës së guvernatorit të provincës, i dyshuari hapi zjarr në zonën pranë shkollës, por u ndalua shpejt nga forcat e rendit.