Top Channel/ Të shtëna në Mullet, arrestohet 53-vjeçari/ Momenti kur nxjerr armën e kërcënon të riun
24/08/2026 13:13

Një 53-vjeçar është arrestuar në Mullet pasi dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në ajër, përballë një lokali ku ndodhej një 23-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më parë. Ngjarja u regjistrua në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, ndërsa policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit për të shtënat. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 1, operacioni i koduar “Njoftimi”. Qëlloi me pistoletë në ajër, përballë lokalit në Mullet, ku ndodhej 23-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar më parë, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit bashkë me municionin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit se në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri, dyshohej për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tij dhe një shtetasi që ndodhej në lokal, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti, si dhe u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Ç., 53 vjeç, banues në këtë fshat. 53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri (pistoletë), të cilët e posedonte pa leje, përballë lokalit ku ndodhej shtetasi A. H., 23 vjeç, me qëllim kanosjen e tij, sepse ishin konfliktuar më parë, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51
Top Channel/ Shpërthimi i gazit shembi pallatin, dy viktima nga rrjedhja e gazit në një apartament
05/11 12:51
Top Channel/ KLGJ: Duam para për sigurinë, Gjyqësori merr 37% më pak fonde nga sa kërkoi, SPAK…
05/11 12:22
Top Channel/ 31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia ndëshkon me nga 5 mijë lekë 31 protestues
05/11 12:21
Top Channel/ BE jep alarm për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pesticidet dhe cilësinë e qumështit
05/11 12:20
Top Channel/Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të…
05/11 11:53
Top Channel/‘Zv/kryeministren e keni me 5 akuza’, debate te Ekonomia Cara përplaset me socialistët
05/11 11:45
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, banorët tërheqin sendet me vlerë nga banesat
05/11 11:42
Top Channel/Shpërthimi në Elbasan, ‘Pallati i pabanueshëm’ Llatja: Banorët janë strehuar në…
05/11 11:41