Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, i plagosur ka mbetur Lad Bruci, një emër i njohur për Policinë. Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.