Dy persona kanë humbur jetën, Altin Rexha dhe Edmond Goxha, pas të shtënave me armë në një lokal në unazën e qytetit të Kavajës, në afërsi të stadiumit. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat sherri banal ka qenë i çastit, situatë e cila ka agravuar deri në vrasje. Njëri prej viktimave ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë, ndërsa personi tjetër u qëllua me thikë. Rezulton se të dy viktimat kanë të shkuar kriminale dhe nuk janë të panjohur për uniformat blu.