Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të hëne në Kurbin, ku ngjarja ka ndodhur pranë selisë së PD-së. Gazetarja Dorjana Bezat, bën me dije se nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim. Dega lokale e selisë së PD-së në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku (Prenga) dhe Van Rica anëtar, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.