Një nxënës 17-vjeçar në shkollën e mesme Perry në shtetin e Ajovës në Shba vrau me armë zjarri një fëmijë të klasës së gjashtë dhe plagosi pesë të tjerë, përpara se të vriste veten. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në ambientet e shkollës, ku sipas policisë, adoleshenti hyri i armatosur me një armë gjahu dhe një pistoletë të kalibrit të vogël e më pas hapi zjarr.