Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të mërkurës në Fakultetin e Arteve në qendër të Pragës ku janë vrarë disa persona. Sipas asaj që raporton policia çeke, një sulmues ka qëlluar duke vrarë disa persona e plagosur të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije. Sulmuesi ndërkohë është vrarë. Në atë zonë ndodhet fakulteti i filozofisë i Universitetit të Karolinës dhe akademia e artit, arkitekturës dhe dizajnit. Policia, e cila bllokoi sheshin dhe zonat përreth, u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë brenda deri në një njoftim të dytë.