Te shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në mesnatë, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, ku është qëlluar disa herë në ajër nga një 26-vjeçar. Si rezultat K. P., banues në Tiranë është shpallur në kërkim, së bashku me automjetin që 26-vjeçari ka përdorur për të qëlluar, duke qenë në lëvizje.