Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Garibaldi Centro të Nesimas, një ditë pasi u plagos rënë me armë zjarri brenda një banese sociale Ngjarja e rëndë e ndodhur në Nesima të Katanias është ende e paqartë siç raportojnë mediat italiane. Po sipas tyre shqiptari i identifikuar si Kastriot Ismailaj qëndronte pa dokumente në Itali, ndërsa bashkë me të i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi.