Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në hyrje të qytetit të Fierit. Mësohet se është plagosur me armë një person, i identifikuar si Dashamir Muça 50 vjeç, ndërsa autori Altin Nika. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare ndërsa nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij.