Piramida e Tiranës, godina që deri 35 vite më parë shërbente si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha, sot u gjallërua nga mijëra të rinj që festuan ditën dedikuar atyre. I konceptuar si një festival idesh, nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnaze dhe vullnetarë nga shoqata të ndryshme u prezantuan me projektet e tyre, nga punimet artizanale te piktura, libri e teknologjia.