Të rinjtë që e duan natyrën, përmes fotografive mund ta promovojnë më mirë se kushdo tjetër bukuritë e vendit tonë. Dhjetëra të apasionuar nga e gjithë Shqipëria sollën imazhet e shkrepura në konkursin e fotografisë “Reflekto Natyrën”. Mes 844 fotove, përmes votimeve vetëm 40 arritën në finale.