Top Channel/ Të punosh në plazh, kompania italiane paguan “pushime” për punonjësit
30/10/2023 20:22

Sërf, joga dhe punë me kompjuter në plazh. Këto janë benefitet që do të përfitojnë punonjësit e Mc Engineering, kompani kjo me seli në Torino dhe që operon në fushën e IT. Më 15 shkurt, një grup prej disa të punësuarish, sipas medias italiane Corriere, do të udhëtojnë drejt ishullit Fuerteventura. Ata do të qëndrojnë në një resort të dedikuar për ta ku do të punojnë dhe do të pushojnë njëkohësisht. Punonjësit do të bëjnë tetë orë punë për pesë ditë, dhe më pas kohën e lirë do e kalojnë duke gatuar, duke marrë mësime sërfi si dhe dukë bërë joga. Të gjitha këto janë të paguara nga kompania, duke përfshirë këtu edhe udhëtimin, ushqimin si dhe akomodimin. Puna e zgjuar dhe bashkëjetesa në ishujt Kanarie në Spanjë, është një nismë e re përmes të cilës kompania Mc Engineering synon të lehtësojë punën dhe të rritë kreativitetin akoma më shumë në radhët e punonjësve. Nisma që pritet të fillojnë në 2024 është mirëpritur nga 200 punonjës. “Ne do të fillojmë me projektin në vitin 2024 në grupe prej 15 personash. Kolegët e parë do të zbarkojnë në Fuerteventura në shkurt, pastaj do të ketë udhëtime dhe në maj dhe tetor”, shpjegon menaxherja e burimeve njerëzore Valeria Pacicca ndërsa shton se kompania zgjodhi ishullin spanjoll për të rritur energjitë pozitive tek punonjësit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39