Pesë vjet më parë Nezir Peshkëpisë iu përmbyt shtëpia duke i shkaktuar dëme të mëdha në orendi dhe muraturë. Banesa iu përmbyt edhe në 2020-n, por ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga bashkia e Durrësit. Janë dhjetëra familje në Durrës që presin të marrin dëmshpërblim për dëmet e shumta, por ende vazhdojnë ecejaket e tyre nëpër institucione për të marrë atë që u takon.