Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vendi duhet të përgatitet për valën e re të koronavirusit, të nxitur nga varianti “Omicron”. Duke u ndaluar te pandemia, në konferencën e fundvitit për mediet, Rama foli për nevojën e rishikimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid 19.