Strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti në lagjen e re të Spitallës që pritet të përfundojë pranverën e ardhshme, vijon të shkaktojë shqetësim për shumë familje durrsake, pallatet e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Për të disatën herë, përfaqësues të një pallati të shembur dy vite më parë kanë protestuar para bashkisë, ndërsa nuk kanë mundur të takohen me kryetaren për shqetësimin e tyre.