Mbi këto vija të bardha po kalonte mbrëmjen e djeshme e moshuara që u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në këtë aks rrugor, në Spitallë të Durrësit, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 30-vjeçar nga Durrësi, është ndaluar nga Policia. E moshuara ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa kalimtarët në këtë zonë shprehen të shqetësuar në lidhje me sigurinë rrugore.