Shumë të moshuar që janë të vetmuar vijnë pranë qendrave komunitare ku në shoqërinë e njërit tjetrit përmes aktiviteteve të ndryshme kalojnë kohën por konsumojnë dhe vakte ushqimore. Avdyl Nasko është 80 vjeç. Që prej vitit 2014 jeton vetëm. Në dy vitet e fundit që ka nisur të shkojë pranë qendrës komunitare në Kombinat thotë se aty ka gjetur motra dhe vëllezër.