E mërkura sjell përballjen e radhës së kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje për cështjen e dinarit serb pas përfundimit të periudhës tranzitore së BQK-së, vendimi i së cilës e përcaktonte euron si valutën e vetme për transaksione në Kosovë. Bashkimi Europian e bëri të qartë se pret që palët të jenë të gatshme për arritjen e një kompromisi.