Ndodhemi në ambientet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak pranë kafazit ku matet temperatura, lagështia e ajrit, ndërsa flugeri më sipër mat forcën e erës. Aktualisht termometri shënon 32 gradë celcius. “Vala e të nxehtit që përfshiu vendin në ditët e para të qershorit, solli temperatura të larta, të regjistruara në stacionet tona meteorologjike, që arritën deri në 37 gradë celcius në Kuçovë dhe Elbasan.