Në këtë të diel të ftohtë nëntori, Thumana u zgjua vonë. Ndryshe nga ai 26 nëntori i 2019 ku gumëzhinte nga britmat e njerëzve dhe sirenat e ambulancave, mëngjesi e gjeti të shkatërruar dhe në lot. “Pas 4 vitesh, dhimbja nuk është shuar në epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Thumana tanimë është shndërruar në një qytezë ku janë ndërtuar 14 pallate të reja dhe janë rindërtuar 155 banesa ku tanimë janë strehuara të mbijetuarit e atij tërmeti, ku humbën jetën 51 persona.”