“Të martën në supermarket” shfaqja e fundit për këtë sezon e teatrit shëtitës Cajupi, me regji nga Kiço Londo, pati një rikthim të vetë regjisorit dhe aktores protagosite Laura Nezha, në atë që deri pak kohë më parë e kanë quajtur shtëpinë e tyre. Shfaqja, që kishte në qendër një transgjinor zuri vend në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe do të jetë po kjo shfaqe që do të fillojë stinën e re të teatrit në shtator.