Top Channel/ “Te Lulëkuqe mbi mure, Kadri Roshi u rrëzua 9 herë”, pengu i djalit: S’është respektuar
08/01/2026 20:28

Kliti Roshi - Kolosë të tillë kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Vetëm se në momentin që mora gotën për ta uruar, trokiti dera dhe ai shkoi ta hapë… Kadri Roshi dhe të tjerët do të mbeten të gjallë. Kështu ishte për Kliti Roshin 102-vjetori i babait të tij, kolosit të filmit dhe teatrit shqiptar. Ndonëse Kadri Roshi mungon fizikisht, për Klitin ai jeton përmes artit që ka lënë pas. “Nderi i Kombit” i dha jetë qindra roleve, por djali i tij tregon se dy karaktere ishin të preferuarit e Kadri Roshit, me të cilat identifikohej. Kliti Roshi - Kishte Arturo Ui në teatër, që iu vodh në mënyrën më të paskrupullt dhe që sikurse kanë thënë kolegët e tij ishte një shkollë dhe plakun Mere te ‘Njeriu me top’. Dy role që i dashuroi deri në fund. Duke ndjekur me këmbëngulje të atin drejt skenës, shumë shpejt nisi edhe rrugëtimi i Klitit drejt aktrimit, kur regjisori Viktor Gjika e përfshiu si figurant te “I teti në bronz”. Kliti Roshi - I thotë Kadriut ma sill këtu. Dhe më veshën, tha Viktori më mirë se sa të marr një fshatar që nuk do t’ia dijë vlerën. Aty u hodh hapi i parë, ishte aksidentalisht. Kadri Roshi nuk donte, duke ditur të gjitha peripecitë që heq një artist. Por unë e gjëmoja jashtë mase, ai nuk më merrte, po unë i shkoja nga pas. Kliti Roshi - Dy herë më ka parë në skenë, ishte njeri që nuk bënte kompromis kurrë. Nuk e kishte për gjë të të thoshte ‘je kot fare’, edhe ta argumentonte. Por, sipas Klitit, kontributi i Kadri Roshit dhe i aktorëve të tjerë të brezit të tij për kulturën dhe artin shqiptar nuk është vlerësuar sa duhet! Kliti Roshi - Janë poshtëruar, jo respektuar. Në sa institucione kulturore, në sa kinema, në sa shkolla i shohim emrat e tyre. Dikur morën emrin e Kadri Roshit, Albert Mingës dhe Jakov Xoxës dhe i çuan te psikiatria. I hoqën nga atje dhe Kadri Roshin e kanë çuar në Yzberisht, ç’punë ka ai atje. Titujt që kanë marrë, i kanë merituar. A e dini ju që te ‘Lulëkuqe mbi mure’ Kadri Roshi është rrëzuar 9 herë nga shkallët, krahu I tij u mavijos vërtet. Në intervistën për Top Channel, aktori shprehu zemërim edhe për deklaratën e pak ditëve më parë të gazetarit Hamdi Jupe që tha se teksa ndodhej në spital ditët e fundit të jetës, Roshi i kërkoi kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi t’i ndihmonte ekonomikisht gruan. Kliti Roshi - Si mundesh të ngrihesh dhe të bësh një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra. Kryemistri i asaj kohe, Fatos Nano, e ka pasur idhull Kadriun. Nuk ia zgjidhte dot ai? Duke ditur se kush ishin për njëri-tjetrin. Plus ka pasur pension të mirë në atë kohë. Prit se nuk kisha vdekur unë, ishte motra ime, e kishim detyrim njerëzor! Duke u ndalur më tej te teatri shqiptar sot, aktori vlerëson se duhet një analizë më e plotë përmbajtësore e vperave që vihen në skenë. Kliti Roshi - Synohet shumë drejt veprave të huaja dhe veprave disi të panjohura. Sepse po të vesh ‘Fytyra e dytë’, ‘Zonja nga qyteti’ unë e njoh shumë mirë, ndërsa me ato pjesë që nuk njihen, duke mos i bërë edhe një analizë të thellë, ti vendos vetëm tekstin dhe kaq. Ndërsa aktorët e rinj i këshillon, me një shprehje të babait të tij, që i dha shpirt pelikulës shqiptare Kliti Roshi - Moto e këtyre të rinjve është bërë dembelizmi. Mundohen të luajnë, jo të veprojnë, në skenë duhet të veprosh, ka veprime logjike. ‘Artist pa punë dhe pa kulturë, nuk bëhesh’, thoshte Kadri Roshi.

Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
Top Channel/ Ekspozita e kishave të Korçës. Një dekadë kërkimi për historinë e kishave ortodokse
24/02 15:30
Top Channel/ Mrekullitë e Arbërisë! Vijnë nga UNESCO në skenën eTKOB
23/02 15:45
Top Channel/ “Lakuriq”, si harta e shpirtit! Ekspozita që eksploron trupin dhe frikën nga AI
23/02 12:29
Top News- Çahet asfalti, rruga ndahet më dysh në Vlorë/ Rrezik për mjetet
22/02 15:22
Top Channel/ Katër vite “Dua Librin”, nga një ide mes miqsh, në një komunitet me 100 anëtarë
22/02 12:35
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Rrjoll/ Riti i Kreshmëve mes lutjes dhe protestës së banorëve.
21/02 15:37
Top Channel/ “Amaneti i Tylit”/ Premiera në Teatrin “Migjeni” rikthen humorin dhe duartrokitjet
21/02 12:31
Top Channel/ Jeta mes internimit dhe artit! Lekë Tasi nderohet për rezistencë
18/02 20:01
Top Channel/ “Mos e taksoni librin”! Autorët kundër TVSH 6%, kërkojnë formalizim të tregut
16/02 15:29
Top Channel/ Karnavalet në Shkodër/ Mbyllet festa tradicionale e qytetit, shiu nuk e ndali paradën
15/02 15:13
Top Channel/ “Loja e fundit”, komedi për famën, Kiara dhe Luizi rrëfejnë sfidat në epokën digjitale
13/02 12:33
Top Channel/Në jetë për Arkeologjinë, në 85-vjetor Neritan Ceka zbulon projektet e reja arkeologjike
13/02 12:29
Top Channel/ “Lin Delija, arti konkret i shpirtit”! Konferencë për krijimtarinë e piktorit të njohur
02/02 20:04
Top News – Angjelin Preljocaj magjeps Parisin / Rikthen baletin ikonik me një brez të ri balerinësh
02/02 14:08
Top Channel/ Lamtumira për Fitim Makashin/ Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare
01/02 15:19
DIGITALB DIGITALB