Top Channel/ “Të hiqet veto për zgjerimin e BE”. PE miratoi rezolutën,eviton pengesat nga disa vende
29/02/2024 19:35

Parlamenti Europian miratoi këtë të enjte një rezolutë për procesin e zgjerimit të BE përmes së cilës kërkon që të hiqet vetoja për vendet anëtare. Rezoluta u mbështet nga 305 deputetë, ndërsa 157 votuan kundër dhe 71 abstenuan. Nisma synon që procesi I integrimit të bëhet më efikas për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjën po jo vetëm, ndërsa I kërkon Bashkimit Europian që të vendos dhe një buxhet efikas me qëllim që të përballojë procesin e zgjerimit. Rezolua vjen në një kohë kur Unioni po përgatitet për zgjedhjet e reja që do të mbahen në qershor. Ndërkohë çështja e zgjerimit ka ngjallur shpesh debate pasi vendet anëtare duhet të gjejnë konsensus për të vendosur nëse do të lejonin zgjerimin ose jo. Kjo ka krijuar shpesh ngërçe pasi shtete të ndryshme anëtare kanë bllokuar përmes vetos vendime edhe kur të gjithë vendet e tjera ishin pro. “BE-ja ka nevojë për një vizion afatgjatë politik dhe për reforma institucionale dhe financiare për të siguruar kapacitete për absorbimin e anëtarëve të ri”, shkruhet në tekstin e rezolutës që u miratua nga deputetët e Parlamentit Evropian, të cilët kërkojnë që përgatitjet për zgjerim të zhvillohen paralelisht edhe në BE edhe në vendet kandidate. Përmes kësaj rezolute PE propozon që të përdoret votimi me shumicë të kualifikuar për të përmirësuar barazpeshën mes vendeve të mëdha dhe atyre të vogla. Po ashtu Parlamenti është rreshtuar kundër vendosjes së afateve për çështjen e anëtarësimit ndonëse mbështet reformat që vendet kandidate duhet të marrin.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30