Censi i popullsisë dhe banesave pritet të nisë të hënën në të gjithë vendin. Në Gjirokastër 177 anketues do të shpërndahen në 7 bashki për të regjistruar popullsinë rezidente dhe për të grumbulluar përmes vetëdeklarimit të dhëna që lidhen me numrin e banorëve, etninë, gjuhën, fenë, ekonominë, të ardhurat, standardin e jetesës.