Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas momenteve të ndërrimit të viteve ka inspektuar shërbimet e Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falenderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre. Më pas, Drejtor Nano ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se nuk ka pasur asnjë incident të raportuar apo konstatuar.