Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare rreth 9.7 milion grekë të regjistruar në listat zgjedhore u drejtohen këtë të diel përsëri kutive të votimit në mbi 22000 qendra, kësaj herë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.