Me një festë tre ditore, myslimanët në vende të ndryshme të botës kremtojnë fundin e muajin e shenjtë të agjërimit të Ramazanit. Të cliruar nga kufizimet e pandemisë, mijëra besimtarë vërshuan në Xhaminë e Madhe Baiturrahman të Banda Aceh në Indonezi, për faljen e Bajramit të Madhe. Qeveria vendase tashmë ka hequr pothuajse të gjitha masat e lidhura me Covid 19-të, duke lejuar që vendet e kultit të përdoren me kapacitet të plotë.