Banorët e fshatrave të thella malore Gostomickë dhe Vërçisht në Përmet kanë mbetur të izoluar prej muajsh për shkak se shirat e shumta kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës, duke e bërë të pakalueshme. Mungesa e reagimit nga ana e institucioneve ka bërë që ata të marrin vetë iniciativën për të hapur rrugën dhe për ta bërë të aksesueshme për mjetet motorike.