Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Orikum, ku mbi 10 persona të armatosur kërcënuan biznesmenin e njohur dhe njëkohësisht kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë për jugun e Shqipërisë prej shumë vitesh. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ku gjatë ndjekjes së autorëve, dy persona që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti. Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi raporton se dy personat që janë aksidentuar janë arrestuar dhe janë nga Tirana.