Të afërmit e të zhdukurve në Sarandë po protestojnë para Policisë së Shtetit. Një përfaqësi prej tyre u thirr në takim me Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Prej 27 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukën pa gjurmë. Familjarët e lidhin ngjarjen me shitjen e një toke, ndërsa policia beson se ngjarja lidhet me konfliktet për trafikun e drogës jo vetëm nisur nga precedentët e të zhdukurve por dhe operacionet antikanabis në Greqi, ku ka pasur të arestuar edhe shqiptarë.