Bombardimet në Gaza duken në kufirin trepalësh në Kerem Shalom, aty ku ndodhet edhe ekipi i Top Channel. TCH ndodhet aktualisht në kufirin trepalësh mes Egjiptit, Gazës dhe Izraelit. Kujtojmë se rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore. Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.