Top Channel/ Tatimi për rivlerësimin e banesave, shoqata NAREA: Të ulet në 3%
25/11/2025 19:50

Një ndryshim të tatimit dhe kohëzgjatje të fushatës, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme ka paraqitur 3 propozime sa i përket projektligjit që bashkëshoqëron paketën fiskale 2026. Ndërsa projektligji parashikon një normë tatimi prej 5%, shoqata e kundërshton duke sugjeruar uljen e saj në 3% dhe të jetë e diferencuar me subjektet tregtare. “Tatimi që i ngarkohet banesës. Në këtë projektligj, entitete komerciale me individin të barabartë. Individi ngarkohet me 5% dhe entiteti komercial po ashtu. Këtë 5% e fut si shpenzim të zbritshëm. Ndërsa individit i themi jo, do e paguash tani. Nëse entiteti tregtar ka kapacitetet për të kryer rivlerësimin, individët s’kanë mundësi. Dhe i bën t’i mbajnë të bllokuara pronat”, shprehet Reinaldo Pipiria nga shoqata “NAREA”. Një tjetër shqetësim që shoqata ngre për këtë projektligj është dhe përjashtimi nga rivlerësimi i banesave në procesin e legalizimit. “Jemi të habitur që në draftin e parë të Ministrisë së Financave përfshiheshin edhe pronat në proces legalizimi për rivlerësim, rreth 1.2 milion prona. Në draftin final ky nen është hequr. Ne kërkojmë të përfshihen sërish. Në janar jemi gati të ngremë një grup pune, si në vendet e Europës, që të ketë një task-force për të parë gjithë legjislacionin. Në BE, kur një pronë është banim dhe përdoret mbi 50%, ajo përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital. Shqipëria është shumë mbrapa në këtë drejtim”, shton Pipiria. Afati i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është parashikuar nga 1 janari 2026 deri në fund të vitit, por Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme propozon zgjatjen e mëtejshme të afatit.

Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23