Nga 1 janari rreth 17 mijë profesionistë të lirë pritet të përfshihen në skemën e tatim-fitimit me normën 15% për xhiro deri në 14 milionë lekë dhe me 23% mbi këtë fashë. Por, ende pa hyrë në zbatim, me akt normativ, qeveria ka vendosur se disa nene të ligjit janë të pazbatueshme. Kështu formularët deklarues për tatimin e të ardhurave nga punësimi do të bëhen sipas formularëve ekzistues, jo atyre të rinj. Nëpërmjet formulës së vjetër ligji u njeh automatikisht 30% nga xhiro si shpenzime të zbritshme bizneseve të ashtuquajtura të vogla, ndërsa 70% do të jetë baza e tatueshme