Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03/2026 19:35

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve. Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare. Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas. Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm. Në këtë kuadër: Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa: • ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas; • analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg; • koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg; • informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to. Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë: • rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve; • monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar; • garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore. Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë. Autoritetet shtetërore do të vijojnë monitorimin e përditshëm të bursave ndërkombëtare dhe të tregut vendas, duke marrë masat e nevojshme në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve. Institucionet mbeten të angazhuara për garantimin e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14