Siguria ushqimore, siguria teknike dhe parandalimi i ndërtimeve, ndërhyrjeve pa leje apo abuzime të tjera në zonat turistike do të jenë në fokus të kontrolleve gjatë sezonit veror. Nga Durrësi, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, njoftoi se inspektoriatet do të shtojnë praninë në terren për të garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ccdo shkelje në zbatimin e detyrës nuk do të tolerohet.