Top Channel/ Tarifat, zbutet Trump/ Një muaj kohë Meksikës, bisedime me Kinën
03/02/2025 23:02

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, deklaroi të hënën se SHBA do të shtyjnë vendosjen e tarifave prej 25% për mallrat nga Meksika për një muaj pas një "bisede pozitive" që kishte zhvilluar me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Sheinbaum ka thënë se ajo dhe presidenti amerikan kanë arritur një marrëveshje, duke përfshirë përforcimin e kufirit nga Meksika duke vendosur në mënyrë të menjëhershme 10,000 trupa të Gardës Kombëtare. Edhe presidenti Trump e ka konfirmuar "pauzën e menjëhershme" në tarifat e parashikuara për mallrat nga Meksika përmes një postimi në Truth Social. “Ne ramë dakord të ndalojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore gjatë së cilës do të kemi negociata të kryesuara nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio,”, ka shkruar ai. Trump kishte thënë se një taksë 25% e importit për mallrat nga Meksika do të fillonte të martën, së bashku me tarifat për mallrat nga Kanadaja dhe Kina. Gjatë së hënës ai ka shfaqur një ndryshim kursi, kur ka pohuar se do të bisedojë edhe me kryeministrin kanadez, Xhastin Trudo, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje. Ai ka thënë gjithashtu se në 24 orët e ardhshme do të flasë edhe me Kinën për tarifat e reja. Presidenti i SHBA paralajmëroi tarifa të reja edhe për Europën, ndërsa përgjigjen e mori nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Europa duhet të respektohet dhe nëse ka presione të jashtme ekonomike, e gjithë bota duhet ta dijë se situatat e vështira vetëm sa na bëjnë më të bashkuar”, tha Macron. I provokuar nga gazetarët nëse Elon Musk nuk po e pyet për vendimet që merr, Trump u tregua i prerë: “Elon Musk nuk merr asnjë vendim pa miratimin tim. Nuk kam vërejtur konflikt interesi në lidhje me gjërat që ka bërë”.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21