Giorgia Meloni ka synuar të kthehet në një ndërmjetësuese mes presidentit të SHBA-se dhe BE-së, e me sa duket, ia ka arritur qëllimit. Gjatë takimit me Donald Trumpin në Uashington, të dy u shprehën me tone pajtimi lidhur me mosmarrëveshjet mbi tarifat. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh i bindur se do të ketë një marrëveshje, dhe sipas tij, edhe Brukseli patjetër e dëshiron një gjë të tillë.