Nga Shqipëria në Zimbabve, gazeta amerikane The Neë York Times ka përmbledhur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë. Janë 140 vende, ku tarifat e herëpashershme të presidentit Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara - dhe nuk është gjithmonë e qartë se cilat mallra do të preken më shumë. Importet më të mëdha të SHBA-së nga shumë shtete janë nafta dhe gazi, elektronika, makinat dhe produktet farmaceutike.