Top Channel/ Tarifat e Trump, Meksika merr masa, dislokon qindra trupa në kufirin me SHBA-të për…
05/02/2025 17:45

Qindra ushtarë meksikanë u dislokuan të martën në kufirin me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi hyrjen në fuqi të tarifave të Shteteve të Bashkuara ndaj importeve meksikane, me kusht që vend të godasë trafikun e fentanilit (lloj droge). Trupat meksikane do të vendosen në pikat përgjatë kufirit me shkallë të lartë të imigrimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës dhe armëve, duke përfshirë zonën e Bahës pranë Kalifornisë, Sonora dhe Tamaulipas, thanë tre zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë me njohuri për planin. Plani për të vendosur përfundimisht 10,000 ushtarë meksikanë është pjesë e një marrëveshjeje të shpallur të hënën, mbi të cilën Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tërhoqi kërcënimin e tij për vendosje të tarifave të normës 25% ndaj importeve meksikane. Meksika ishte zotuar të vendoste tarifa hakmarrëse. Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar gjithashtu se do të punojnë për të ndalur fluksin e armëve amerikane nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, tha presidentja meksikane Claudia Sheinbaum. Disa analistë thanë se përqendrimi i madh i trupave meksikane të dërguara në kufi mund të lërë zonat e tjera të cenueshme të Meksikës pa sigurinë e duhur. “Presidentja ishte e detyruar të merrte një vendim të tillë”, tha një analist. Një luftë tregtare midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara do të mund të kishte shkaktuar një rënie të madhe ekonomike në Meksikë, ndërsa konsumatorët amerikanë do të ishin goditur me çmime më të larta për importet meksikane, duke përfshirë makinat dhe kamionët.

Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
DIGITALB DIGITALB