Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë një takim urgjent këtë të diel në mbrëmje pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa për aleatët që janë kundër kërkesës së tij për marrjen e Groenlandës. Trump ka thënë se planifikon të rrisë taksat e importit për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda. “Një tarifë prej 10% do të zbatohet nga 1 shkurti dhe më vonë mund të rritet në 25%”, ka thënë presidenti amerikan.