Top Channel/ Targat-pragu i konfliktit: Kosova dhe Serbia “përballen” në Bruksel!
21/10/2021 15:46

Në Bruksel nisi takimi i parë i grupit të punës për targat që nxitën tensionet në veri të Kosovës. I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, e bëri të qartë se pret që në një periudhë 6 mujore të ketë një propozim konkret. “Prita në Bruksel delegacionet e të dyja palëve për të diskutuar mbi targat, sic ramë dakord në 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të paraqesin rezultate te prekshme brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak. Vendimi për të formuar grupet e punës për targat ishte rezultat i takimeve që ekipet negociatore patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm europian për dialogun në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Prishtinës. Serbët lokalë vendosën barriada nëpër rrugë duke bllokuar lëvizjen në pikat e kalimit kufitar të Jarinjës dhe Bërnjakut, ndërsa Kosova dërgoi në zonë njësitë special. Zgjidhja e përkohshme që iu dha ngërcit të krijuar ishte të mbulohen me letër ngjitëse pjesët e targave ku gjenden simbolet shtetërore dhe kjo gjë vlen për të dyja vendet.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45