Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shtyrë afatin për gjobitjen e qytetarëve që nuk kanë ndërruar targat. Në kërkesën e tij, Ambasadori Jeffrey Hovenier synon që brenda 48 orëve të arrijë një marrëveshje për targa, ku Kosova do të shtyn afatin e Serbia nuk lëshon më në përdorim targa për territorin e Kosovës. Për takimin tetë orësh të së hënës, Kurti tha se duhet të korrigjohet gabimi i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.