Kritikat lokale nuk e kanë frenuar dot OK-in e një përshpejtimi të projektit të ndërtimit që Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump - planifikon në Beograd. Për këtë qëllim, Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë një ligj të posaçëm mbi projektin e mbështetur nga partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçic, i cili flet nga ana e tij për “një hotel madhështor”.