Pasi ekipi i saj e përjashtoi ne 2021-shin mundësinë që koronavirusi përgjegjës për pandeminë që gjunjëzoi botën të kishte dalë aksidentalisht nga një laborator në Kinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë i rikthehet kësaj cështjeje të vjetër me një këndvështrim të ri.