Korriku artistik ofroi një tjetër shfaqje në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit këtë fundja Nën interpretimin e aktoreve Loredana Gjeçi, Artemis Beluli, Denada Llanaj dhe Enisa Hysa dhe regjinë e Klaudja Pirolit u shfaq mbrëmjen e kaluar “Tani keni sy për të parë” nga teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një kast aktoresh që udhëton nëpër sfidat e botës femërore duke ftuar për reflektim, veçanërisht burrat.