Top Channel/ “Tani fillon beteja”: Khamenei kërcënon Izraelin ..dhe botën!
18/06/2025 13:50

Mes kërcënimeve të Benjamin Netanyhun se kërkon kokën e tij, dhe presidentit amerikan Donald Trump që i tregon botës se e dinë ku fshihet ajatollahu Ali Khamenei por për momentin nuk e dëshiron eleminimin e tij, lideri suprem i Iranit përgjigjet me një kundër-paralajmërim. “Në emër të profetit, beteja fillon tani”, shkroi ai në platformën X. Udhëheqësi Iranian bëri dhe një tjetër postim po në të njëjtën llogarti të tij në gjuhën angleze, ku thoshte se “regjimit sionist i duhet dhënë një përgjigje e fortë. “ Ne nuk do t'u tregojmë mëshirë sionistëve”, deklaroi Khamenei. Në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran, nga Trumpi sakaq, mbërrin sinjali tronditës se gjithmonë e më shumë po e ngrohb ideja e përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për goditjen e objekteve bërthamore të Iranit, dhe po i largohet idesë së një zgjidhjeje diplomatike, të cilën e mbështeste me forcë deri pak kohë më parë. Mbi 30 cisterna ushtarake amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit, thotë CNN duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Nëse Presidenti Donald Trump jep urdhër që SHBA-të të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran, cisternat mund të përdoren për të mbështetur misionet e avionëve luftarakë izraelitë kundër Iranit që kanë aftësinë e furnizimit me karburant në ajër. Pa këtë aftësi, avionët luftarakë të Izraelit e kanë të kufizxuar kohën e qëndrimit në ajër në qiellin e republikës islamnike. Edhe pse Forcat Ajrore Izraelite kanë disa avionë të tillë cisternë, ato nuk mjaftojnë për të mbështetur numrin e avionëve që Izraeli po dërgon në Iran, sipas burime ushtarake. Izraeli njoftoi së fundi se goditi një centrifuge të pasurimit të uraniumit, e Irani po ashtu ka ndërmarrë sulme të tjera duke bërë që sirenat të gjëmojnë dy herë gjatë natës, megjithatë korespondentet e huaj vërejnë se ka një rënie të ndjeshme të shkallës së goditjeve nga ana e Teheranit.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58