Top Channel/ Talentet me aftësi të kufizuara në shikim koncert muzikor në Korçë
11/04/2024 12:43

Në skenën e teatrit të Korçës, një formacion i veçantë muzikor që mban emrin Lefter Furxhi ka sjellë koncertin e parë. Për herë të parë artistë profesionistë e amatorë, një pjesë prej të cilëve me aftësi të kufizuara në shikim, u bënë bashkë në këtë grup muzikor duke sjellë një interpretim emocionues të këngëve korçare por edhe të tjera performanca.